Home Blog Page 3

Duro përgatit skuadrën anti-Bylis, dy mungesa të sigurta dhe dy rikthime te Kukësi

 

Dy mungesa të sigurta dhe dy rikthime. Janë këto lajmet që vijnë nga kampi i Kukësit, me teknikun Shpëtim Duro që po përgatit skuadrën për takimin e javës së katërt të Kategorisë Superiore atë ndaj Bylisit.

Olsi Teqja dhe Valon Et’hemi janë dy mungesat e rëndësishme në radhët e verilindorëve, të cilët pritet të vuaj jo pak në duelin me ballshiotët. Kujtojmë që në javën e shkuar, Bylis mposhti në transfertë 3-0 Skënderbeun.

Et’hemi është i dëmtuar dhe nuk është stërvitur me ekipin, teks nuk dihet ende sesa do të jetë mungesa në fushën e blertë, pa u bërë rezonanca.

Ndërkohë Olsi Teqja ka dënimin e Komisionit të Disiplinës me dy ndeshje mungesë. Gjithsesi, Duro mund të buzëqesh, pasi janë rikthyer me grupin dy emra mjaft të rëndësishëm si kapiteni Besar Musolli dhe Bruno Lulaj.

Takimi mes Bylisit dhe Kukësit luhet këtë të diel në “Adush Muçaj”, duke nisur nga ora 16:00.

/Ora News.tv/

 


Fury i befason të gjithë: Piva birrë para se të ngjitesha në ring

 

Kampioni i peshave të rënda në boks, Tyson Fury ka bërë një zbulim mjaft të çuditshëm në prag të rikthimin të tij në ring.

31 vjeçari ka pohuar se kishte pirë katër krika me birrë vetëm disa orë përpara se të sfidonte Deontay Wilder në dhjetor për titullin më të lartë në boks.

“Unë pi birrë ndërsa jam në stërvitje. Kam pirë katër krika me birrë para se të luftoja me Wilder. Jam burrë 31 vjeçar dhe jam profesionist prej 11 vitesh. Në të kaluarën, sportistët pinin uiski në prag të ngjitjes në ring. Nëse trupi të dëshiron diçka duhet t’ia japësh. Pse të mos konsumoj birrë në mbrëmje? “- u shpreh Fury për “Seconds Out”.

Kujtojmë që këtë fundjavë, Fury do të sfidojë Otto Wallin. Dueli i peshave të rënda do të zhvillohet në Las Vegas mbrëmjen e së shtunës.

/Ora News.tv/

 


Peja kthehet në Superligë (VIDEO)

Për dy vjet me radhë palestra “Karagaçi” ishte e zbrazët.

Kjo pasi që ekipi i basketbollit Peja nuk garoi në Superligen e Basketbollit kosovar.

E kështu nuk pritet të jetë në edicionin e ri pasi që tifozët “Shqiponjat” morën lajmin nga federata e basketbollit , se ekipi i tyre i zemrës do të kthehet sërish në elitë.

Kronikë nga Jon Ajeti.

 


Fury i befason të gjithë: Piva birrë para se të nxitesha në ring

 

Kampioni i peshave të rënda në boks, Tyson Fury ka bërë një zbulim mjaft të çuditshëm në prag të rikthimin të tij në ring.

31 vjeçari ka pohuar se kishte pirë katër krika me birrë vetëm disa orë përpara se të sfidonte Deontay Wilder në dhjetor për titullin më të lartë në boks.

“Unë pi birrë ndërsa jam në stërvitje. Kam pirë katër krika me birrë para se të luftoja me Wilder. Jam burrë 31 vjeçar dhe jam profesionist prej 11 vitesh. Në të kaluarën, sportistët pinin uiski në prag të ngjitjes në ring. Nëse trupi të dëshiron diçka duhet t’ia japësh. Pse të mos konsumoj birrë në mbrëmje? “- u shpreh Fury për “Seconds Out”.

Kujtojmë që këtë fundjavë, Fury do të sfidojë Otto Wallin. Dueli i peshave të rënda do të zhvillohet në Las Vegas mbrëmjen e së shtunës.

/Ora News.tv/

 


Problemet me shëndetin, Maurizio Sarri merr vendimin për të ardhmen

 

Problemet me shëndetin nuk e kanë lejuar trajnerin e Juventusit, Maurizio Sarri për të debutuar në stolin e torinezëve.

Tekniku i kampionëve të Seria A është diagnostikuar me pneumonia për shkak të konsumimit të madh të duhanit dhe komplikacionet e kanë detyruar që dy ndeshjet e para t’i shikojë nga krevati i spitalit.

Megjithatë, duket se situata është normalizuar dhe Sarri ka marrë dritën jeshile nga mjekët për të drejtuar ekipin nga pankina që këtë fundjavë. Kështu, Sarri do të debutojë në pankinën e Juventusit të shtunën kundër Fioretinës.

Në dy ndeshjet e para, Juventusi mori 6 pikë, teksa ekipi u drejtua nga ndihmësi i Sarrit, Giovanni Martusciello.

/Ora News.tv/

 


Wenger afër që të marrë një rol në FIFA

Ish trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, pritet që të kthehet në futboll duke marrë një rol teknik në FIFA.

Goal mëson se ai së shpejti pritet që të konfirmohet në rolin e ri por që bisedimet me organizatën më të madhe të futbollit në botë janë stërzgjatur, transmeton Klan Kosova.

Ai do të marrë përgjegjësitë të cilat i ka mbajtur Zvonimir Boban i cili e la detyrën e Zëvendëssekretarit të përgjithshëm të FIFA për t’u bërë zyrtari kryesor i futbollit te Milan.

 


Foto/ “Makineri” medaljesh, xhudo nderon sërish flamurin e Kosovës

 

Kosova po fiton gjithnjë e më shumë terren në kompeticionet ndërkombëtare me sportin e Xhudos.

Pas paraqitjeve fenomenale në Kampionatin Botëror të Majlinda Kelmendit, Distria Krasniqit, Nora Gjakova apo dhe Loriana Kukës e Akil Gjakovës, një tjetër medalje e çmuar vjen nga kampionati Europian i Juniors.

Flaka Loxha ka fituar medaljen e bronztë Europiane, për peshën deri në 57 kilogramë. Për të bërë të veten medaljen e vendit të tretë, Loxha mposhti rusen, Vita Maidanik, teksa më parë kishte regjistruar edhe tre fitore e një humbje.

“Edhe një medalje nga Kampionati Evropian për xhudon Kosovare! Kësaj radhe për junior U21. Flaka Loxha e bronztë medalja e saj e parë në Kampionate Evropiane! Bravo Flaka performancë e bukur sidomos në luftë për medalje të bronztë ku me Ippon mposhti Rusen Maidanik! Me Ekipin kësaj radhe, asistent Coach Kushtrim Gashi. Na nuk ndalem kurrë … Kosova mbi të gjitha”, ka shkruar trajneri i Loxha, Driton Kuka.

/Ora News.tv/

 


Mourinho: Ju tregoj sulmuesin që shënon edhe në moshën 50 vjeçare

 

Cristiano Ronaldo ishte thjeshtë fantastik mbrëmjen e së martës.

Sulmuesi i Juventusit mposhti pothuajse i vetëm kombëtaren e Lituanisë, në fitoren 5-1 që Portugalia regjistroi në kualifikueset e Euro 2020. 34 vjeçari shënoi 4 gola, duke tërhequr vëmendjen e shumë tifozëve në botë, por edhe një eksperti dhe trajneri si, Jose Mourinho.

Tekniku i cili i drejtoi Ronaldon te Reali i Madridit për tre vite tha fjalë të mëdha për sulmuesin, teksa shtoi se mund të shënojë deri sa të arrijë në moshën 50 vjeçare.

Ajo që po bën nuk më befason. Në moshën 34 vjeç ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, i cili luan për një ekip të lartë me ambicie kryesore.

“Nuk më befason sepse në aspektin gjenetik, ai është një rast studimi dhe kjo vlen edhe për mentalitetin e tij. Cristiano është një fenomen. Ai është dikush që mendon vetëm për të fituar dhe për të bërë edhe më mirë.

“Kjo është arsyeja pse ajo që po bën nuk më befason mua. Unë mendoj se kur Cristiano është 50 vjeç, FIFA do ta ftojë atë në një ndeshje legjendash dhe ai do të shënojë. Jam i sigurt se ai do ta bëjë.”- përfundoi Mourinho.

Së fundmi, Ronaldo u bë golashënuesi më i mirë në historinë e kualifikueseve të Europianit, teksa ngushtoi me 16 gola diferencën me rekordmenin e golashënuesit më të mirë në nivel ndërkombëtar, iranianin, Ali Daei me 109 gola.

/Ora News.tv/

 


Gazetari i “Sky” nuk përmbahet: Nuk ka shans të jenë 119 kombëtare më të mira se Kosova

 

Paraqitjet në 16 takimet e fundit, prej të cilave mori 15 rezultatet pozitive e kanë shndërruar përfaqësuesen e Kosovës në një skuadër mjaft të dashur për mediat e huaja.

“Sky Sport” i ka kushtuar një shkrim mjaft të gjatë kombëtares së udhëhequr nga Bernard Challandes, menjëherë pas rezultatit fantastik të arritur kundër Anglisë.

Edhe pse humbën me shifrat 5-3, gazetarit të gjigantit sportiv, Kavel Solhekol i ka bërë përshtypje loja e treguar nga lojtarët e Kosovës, teksa është shprehur se nuk mund të jenë 119 kombëtare më të mira se ‘Dardanët’.

“Ata janë sikur vëllezër që luajnë për fanellën dhe flamurin e shtetit të tyre të ri. Ata luajnë futboll ofensiv dhe punojnë pareshtur kur nuk e kanë posedimin e topit. Qëndrimi i tyre për të mos u dorëzuar i bëri tifozët anglezë nervozë në dhjetë minutat e fundit edhe pse udhëhiqnin 5 me 3.

“Vetëm 24 orë më parë po diskutonim si kualifikimet janë bërë bajate dhe rutinë për Anglinë. Dikush sigurisht harroi t’i tregonte Kosovën. Ata mund të jenë në renditje në vendin e 120-të në ranglistën e FIFA-s, por nuk ka shans që të jenë 119 kombëtare më të mira se ta. Janë në vendin e tretë në Grupin A dhe falë përfundimit në vend të parë në grupin e Ligës së Kombeve kanë të garantuar një vend në play-off për një vend në ‘Euro 2020’”, e ka mbyllur shkrimin e tij Solhekol.

Aktualisht, Kosova pozicionohet në vendin e 120 në klasifikimin e FIFA-s, por pritet që përfaqësuesja dardane të ngjis shkallët e klasifikimit që këtë muaj, ku ka regjistruar një fitore dhe një humbje në dy takimet e muajit shtator.

/Ora News.tv/

 


“Lumë” hallesh te Reali, ylli i skuadrës dëmtohet në kombëtare dhe rrëzikon PSG-në

 

Nuk kanë fund dhimbjet e kokës për Zinedine Zidane. Sikur të mos mjaftonte starti aspak i mirë i kampionatit spanjoll, trajneri i Realit të Madridit po vuan edhe dëmtimet e shumta.

Pas Marco Asensio, Brahim Diaz, Isco, James Rodriguez, Rodrygo dhe Eden Hazard, një tjetër emër i rëndësishëm do i mungojë klubit “Los Blancos”. Bëhet fjalë për Luka Modric, me fituesin e “Topit të Artë” për vitin 2018, i cili është kthyer i dëmtuar nga ndeshjet e kombëtareve.

“Pas testeve të kryera sot te lojtari ynë Luka Modric nga departamenti mjekësor i Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim muskulor të aduktorit në këmbën e djathtë. Shërimi i tij do të vazhdojë të vlerësohet”,-thuhet në njoftimin e klubit mbretëror.

Modric ishte në fushë në barazimin 1-1 ndaj Azerbajxhanit, ku ishte edhe autori i golit të vetëm. Ky dëmtim besohet se do ta lë jashtë për takimin e fundjavës kundër Levantes, teksa në klubin madrilen shpresojmë që të jetë i gatshëm për duelin e parë në UEFA Champions League nda Paris Saint Germain.