Wednesday, December 19, 2018
Home Blog Page 5

ZYRTARE: Fabregas nënshkruan kontratë katër vjeçare

0

Cesc Fabregas ka nënshkruar një marrëveshje të madhe.

Cesc Fabregas ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me markën e njohur, ‘Puma’.

Mesfushori spanjoll  ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me markën e njohur ndërkombëtarisht, përcjell “lajmi.net”.

“Shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratë katër vjeçare me Puman”, ka shkruar Fabregas në Twitter, përcjell “lajmi.net”.

“Ata gjithmonë më kanë bërë të ndihem si pjesë e familjes dhe jam shumë i lumtur që do ta vazhdojmë bashkëpunimin”, ka shkruar më tej spanjolli. /Lajmi.net/

Zbulohet transferimi i parë i Marottas te Inter

0

Inter po planifikon një transferim befasues në janar.

Inter është i gatshëm që të sakrifikoj dy lojtarë për transferimin e një 18-vjeçari.

Skuadra italiane po tenton ta transferoj talentin e Flamengos, Lincoln, përcjell “lajmi.net”.

Inter është i gatshëm të heq dorë nga Gabigol dhe Miranda për ta transferuar 18-vjeçarin.

Nerazurët kanë shikuar nga afër lojën e Licoln, andaj duan ta transferojnë atë qysh në janar. /Lajmi.net/

Pasi u shkarkua nga Man Utd, Mourinho po e merr drejtimin e gjigantit evropian

0

Manchester United e shkarkoi sot (e martë) Jose Mourinhon.

Pas 17 ndeshjes, Manchester United e shkarkoi Jose Mourinhon për shkak të rezultateve të dobëta.

Trajneri portugez nuk arriti që në këtë sezon të jap rezultate të mira, pasi ‘Djajtë e Kuq’ janë 19 pikë larg kreut të tabelës, përcjell “lajmi.net”.

Por, duket se Jose Mourinho nuk do të mbetet edhe gjatë pa punë, pasi Real Madrid e dëshiron rikthimin e tij.

Skuadra spanjolle ka kohë që është e interesuar për portugezin, ndërsa Santiago Solari do të largohet në fund të këtij sezoni. /Lajmi.net/

Babai i lojtarit: Juventus një mundësi për De Ligt

0

Babai i Matthijs de Ligt konfirmon se Juventusi “mund të jetë një mundësi” për mbrojtësin e Ajaxit, por “ata nuk janë ekipi i vetëm”.

Juventusi ëhstë i interesuar në Matthijs de Ligt, andaj ka gjasa të mëdha që ta transferoj.

Mbrojtësi holandez fitoi pak ditë më parë çmimin ‘Djaloshi i Artë’, ndërsa Tuttosport foli me babain e tij pas ceremonisë.

“Juventusi mund të jetë një mundësi, por ata nuk janë ekipi i vetëm i interesuar”, tha Frank de Ligt, përcjell “lajmi.net”.

“Tani ne jemi duke u fokusuar në këtë sezon me Ajax. Torino është një qytet i bukur, kam ardhur këtu për ndeshjen e Holandës edhe në qershor.

“Në muajt e ardhshëm unë, djali im dhe agjenti, Mino Raiola. do të marrin vendimin më të mirë për të ardhmen e tij”, ka shtuar më tej babai i mbrojtësit francez. /Lajmi.net/

Ferrari e nderon Michael Schumacherin

0

Më 3 janar të vitit 2019, legjenda e Formulës 1, Michael Schumacher, do të festojë 50-vjetorin e tij, edhe pse në kushte jo të zakonshme.

Për këtë arsye, në Muzeun “Ferrari” është krijuar një hapësirë për hapjen e një ekspozite në nder të 7 herë kampionit të botës.

Kjo është mënyra më e mirë, e gjetur nga “Kokëkuyqja” italiane, për të shprehur të gjithë mirënjohjen në drejtim të Schumacherit, që tashmë e ka gdhendur fort emrin e tij në historinë e kësaj skuderie të Formulës 1.

Në 11 sezone me Ferrarin, periudha 1996-2006, piloti gjerman fitoi 5 tituj për pilotë radhazi, në periudhën 2000-2004, ndërkohë që ndihmoi edhe skuadrën italiane të fitojë 6 tituj për konstruktorë.

Në Muzeun “Ferrari”, që do të quhet “Michael 50” dhe që hapet në bashkëpunim me fondacionin “Keep Fighting”, do të ekzpozohen të gjitha momentet e paharruara që 7 herë kampioni i botës ua dhuroi tifozëve të kësaj skuadre.

Por jo vetëm kaq. Në këtë ekspozitë do të tregohet edhe kontributi i madh i dhënë nga Michael Schumacher për zhvillimin e makinave GT, gjatë kohës së qëndrimit të tij në Maranello, si pilot dhe si konsulent.

Messi merr Këpucën e Artë: Jam në ekipin më të mirë në botë dhe kjo më lehtëson punën të fitoj këto çmime

0

Sot (e martë) ishte dita kur Lionel Messi do të pranonte edhe zyrtarisht Këpucën e Artë, si golashënuesi më i mirë në Evropës për sezonin 2017/18.
Argjentinasi shënoi 34 gola në sezonin e fundit në La Liga, ndërsa kjo ishte hera e pestë që ai e fiton këtë çmim prestigjioz.
E bukura është se 31-vjeçari me këtë rast bëhet lojtari i parë në histori që e fiton pesë herë Këpucën e Artë.
E pesta me radhë për Messin, si askush tjetër (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)
Ceremonia e ndarjes së çmimit u mbajt në qytetin e Barcelonës, ndërsa Leo nuk harroi të falënderojë edhe bashkëlojtarët për arritjet e tij.
“Nuk i kam pritur gjithë këtu kur fillova, ëndrra ime ishte të isha një profesionit dhe të triumfoja në futboll. Jam në ekipin më të mirë në botë dhe kam bashkëlojtarët më të mirë në botë dhe kjo i bën gjërat më të lehta që unë t’i fitojë këto çmime”, ka thënë Messi pasi pranoi çmimin.

Pas Leos lojtari me më së shumti Këpucë të Arta është Cristiano Ronaldo me katër, pastaj Eusebio, Gerd Muller, Dudu Georgescu, Fernando Gomes, Ally McCoist, Mario Jardel, Thierry Henry, Diego Forlan dhe Luis Suarez kanë nga dy çmime të tilla.
Barcelona është skuadra që lojtarët e saj kanë fituar më së shumti Këpucën e Artë, plotë shtatë herë, e ndjekur nga Reali me katër dhe pastaj Dinamo Bukureshti me tri, ashtu si Porto. /Telegrafi/

Juventus e vë në shitje yllin e madh

0

Juventus po mendon që ta largoj një lojtar në janar.

Juventus nuk llogaritë më në shërbimet e Sami Khediras.

Mesfushori gjerman ka pasur disa lëndime në këto vitet e fundit, andaj është shumë afër të rikthehet në fushë, përcjell “lajmi.net”.

Khedira  ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2021, mirëpo këta të fundit janë të gatshëm ta shesin.

‘Zonja e Vjetër’ e di se gjermani do ta ketë të vështirë rikthimin e tij në formën më të lartë, andaj do ta vënë në afatin e transferimeve.

Arsenal dhe PSG janë të interesuar në transferimin e Khediras, andaj Juventus do të kërkoj 20 milionë euro nga shitja e tij. /Lajmi.net/

Ky është largimi i parë i Chelseas në janar

0

Chelsea po mendon që të bëjë disa largime në afatin e janarit.

Maurizio Sarri u ka kumtuar lajmin disa lojtarëve se nuk janë në planet e tij, andaj do të largohen.

Lojtari i parë që do të largohet nga ‘Stamford Brdige’ është Gary Cahill, përcjell “lajmi.net”.

Mbrojtësi anglez nuk po ka hapësirë te Chelsea, andaj dëshiron ta filloj një aventurë të rë.

Cahill ka luajtur vetëm 21 minuta në këtë sezon, andaj tashmë ka marr disa oferta për largim. /Lajmi.net/

Wanda Nara: Interi dëshiroi ta shiste Icardin te Juve, më vjen të qeshi kur dëgjoj se Icardi nuk është në shitje

0

Agjentja dhe gruaja e Mauro Icardit, Wanda Nara, është kthyer edhe një herë të flas për të ardhmen e sulmuesit argjentinas te Interi.
Ajo zbuloi se zikaltrit dëshiruan ta shisnin te Juventusi, por ishte lojtari që kërkoi të qëndronte duke refuzuar kështu kalimin në Torino.
Wanda është e pakënaqur me mënyrën se si klubi nga Milano po i trajton ata si palë dhe kërkon menjëherë që kontrata të rinovohet.

“Mauro rinovoi kontratën e tij me Nike për nëntë vite tjera në Londër”, ka thënë Wanda për Tiki Taka.
“Interi? Jemi ende larg. Ajo çfarë është shkuar në ditët e fundit më pengon. Askush nuk më ka thirrur për të më kërkuar ndonjë shpjegim. Icardi është një futbollist kualitetet e të cilit nuk mund të vihen në pyetje. Kontrata e tij duhet të rinovohet, pikë”.
Festa e Maruo Icardit te goli ndaj Sampdorias (Fioto: Getty Images)
“Tregu i transferimeve? Është më mirë që mos të flas, më vjen të qeshi kur dëgjoj se Icardi nuk është në shitje”.
“Me Interin nuk është çështje parash. Mendoj se ata mund të paguajnë rinovimin e tij, që vazhdon të jetë prioritet për ne. Klubi më ka kontaktuar në mesin e rrugëtimit të tyre në Ligën e Kampionëve, por unë i thash që është më mirë të presim derisa të përfundojnë grupet”.

“Ju e keni parë se sa shumë doja kualifikimin, se sa shumë qava. Oferta e Interit nuk ekziston. Duhet të ulem dhe të bisedoj me ata, ende nuk e kam bërë”.
“Interi dëshiroi të shesë Icardin te Juventusi, Ishte Mauro që tha ‘jo’ dhe dëshironte të qëndronte te Interit”, ka thënë Wanda për fund. /Telegrafi/

Ky është dëmshpërblimi i “çmendur” që Mourinho i mori Manchesterit

0

Jose Mourinho u largua sot nga stoli i Manchester United teksa u shkarkua nga drejtuesit e klubit.

Megjithatë, Mou nuk largohet kurrë i humbur. Portugezi nuk do ikë duarbosh nga skuadra angleze.

Ai do të përfitojë plot 24 milionë paund dëmshpërblim, për shkak të prishjes të njëanshme të kontratës.

Kujtojmë që portugezi rinovoi në janar të këtij viti, teksa kontrata e tij skadonte në vitin 2020. Shkak për largimin e Mourinhos u bë disfata ndaj Liverpoolit ku dy nga golat e ndeshjes i shënoi Xherdan Shaqiri.

Manchester Unitedi nuk ishte aspak mbresëlënës në ndeshjen e së dielës kundër Liverpoolit në Anfield, e cila përfundoi me rezultat 3-1 për vendasit. Gjatë kësaj ndeshje, skuadra e Mourinhos arriti t’i bëjë vetëm gjashtë goditje drejt portës, në krahasim me 36 të skuadrës së Jurgen Kloppit.

MOST COMMENTED

‘Bomba e mëngjesit’: Pogba largohet nga Manchester Unitedi pas dy javësh!

Paul Pogba ka vendosur të largohet nga Manchester United qysh në afatin e janarit. Klubi anglez dëshiron ta shesë blerjen e vet rekorde, Paul Pogban,...

HOT NEWS